Fatmir Xhafaj kundër vettingun në politikë

Shqipëria

Fatmir Xhafaj kundër vettingun në politikë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 21:49
Fatmir Xhafaj

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj gjatë një intervistë televizive, foli për nismën e mundshme të Bashës për të bërë vetting në politikë.

Xhafaj thekson se SPAK nuk merret me çështje administrative, por me penale. Ai shtoi se Basha po flet me dy standarde, pasi tani thotë se e vlerëson SPAK-un, që dikur ka thënë se SPAK nuk ka pasur asnjë rezultat.

“SPAK nuk mund të bëjë vettingun e politikanëve. Kjo sepse SPAK është për të bërë ndëshkimin penal të politikanëve dhe jo për procese administrative.

SPAK ka afër 20 prokurorë, që edhe me këtë ngarkesë që i kemi dhënë është me super ngarkesë, e jo më t’i japim punë shtesë. Ajo që nuk bie dakord me Bashën, është se tha se SPAK ka zero rezultate dhe pastaj shprehet se SPAK duhet që të hetojë, një qasje me dy standarde, non sens duket që nuk qëndron”, u shpreh Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat