Genc Burimi: Nuk ka ndarje PD-LSI, Partia Demokratike është Berisha!

Shqipëria

Genc Burimi: Nuk ka ndarje PD-LSI, Partia Demokratike është Berisha!

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:22
Genc Burimi

Analisti Genc Burimi, i ftuar sot në ‘Open’ ku po flitej për ‘përçarjen’ e koalicionit PD-LSI, u shpreh se nuk ka një ndarje të tillë, pasi sipas tij Partia Demokratike është vetë Berisha, ish kreu historik i PD!

“Nuk ka një ndarje me LSI, për mua PD sot është Sali Berisha! Sali Berisha nuk është ndarë nga LSI. Koalicioni i ardhshëm do të jetë në zgjedhjet e ardhshme. Të gjithë në studio e besojnë që në krye të dy viteve çështja e PD është zgjidhur, qoftë Basha mban partinë ulet aty, në këtë rast Berisha do krijojë një parti të tijën që do të jetë në koalicion me LSI.

Përsa i përket Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, Burimi thotë se kjo parti ka marrë fund!

“Sot partia e Bashës ka marrë fund. Basha ka një grup deputetësh, do votojnë reformën për komisionin e vettingut, por partinë e vërtetë e ka Berisha. Kjo parti e vërtetë e Berishës do vazhdojë koalicion me Metën. Nuk ka koalicion aktualisht”, tha Burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat