"Berisha do ishte rrahur 10 herë në ditë"! Marku: Nëse do i kishte bërë dikush foltore atij

Shqipëria

"Berisha do ishte rrahur 10 herë në ditë"! Marku: Nëse do i kishte bërë dikush foltore atij

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:10
Mark Marku, Sali Berisha

Pedagogu Mark Marku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka shkatërruar demokracinë në Partinë Demokratike.

Ai kritikoi nga emisioni “Opinion” dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të cilin e cilësoi “miting”, teksa u shpreh se nëse dikush do të zhvillonte “Foltore”në kohën që drejtonte Berisha, do të ishte rrahur 10 herë në ditë.

“Nëse ka një njeri që ka shkatërruar demokracinë në PD është Sali Berisha dhe ata që e kanë mbështetur gjatë pushtetit të tij absolut. Këta e kanë zgjedhur kryetarin e PD, Lulzim Bashën me 80% të votave dhe tani duan të mbledhin Kuvendin me 1/3 e delegatëve.

Ka filluar takimet Sali Berisha, nëse do i kishte bërë dikush foltore Berishës do ishte rrahur 10 herë në ditë. Ai fillimisht shpall nga mitingjet shpall ditën e Kuvendit, kandidaturën e tij dhe se do të mbrojë kandidaturat e tjera dhe tani shikojnë se do bëjmë një miting më të madh dhe do sjellim demokracinë në PD,”-tha Marku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat