Parashikimi i Patozit: Kuvendi do të mblidhet, Basha s’do e njohë

Shqipëria

Parashikimi i Patozit: Kuvendi do të mblidhet, Basha s’do e njohë

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 00:18
Astrit Patozi

Më 11 dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet siç e ka thirrur Sali Berisha, por Lulzim Basha nuk do ta njohë as mbledhjen dhe as vendimet e marra në këtë mbledhje.

Kjo është ajo që parashikon Astrit Patozi, ish-deputet, ish-nënkryetar dhe ish-kryetar i grupit parlamentar të demokratëve.

“Kuvendi do të mblidhet. Unë kam bindjen absolute që në 11 Dhjetor ne do të kemi një mbledhje të madhe demokratësh, me të gjitha atributet që ne jemi mësuar të shohim në kuvend. Vetëm se do të kemi një problem, që pala legale, vulëmbajtëse, nuk do ta njohë dhe nuk do të marrë pjesë”, tha Patozi i ftuar në emisionin Opinion.

Sipas tij, dy janë mundësitë e zgjidhjes, që personalisht mendon se asnjëra nuk do të ndodhë.

“PD ka dy rrugë; njëra palë ta mundi tjetrën dhe rruga e dytë është që të ndahet. E bukura e kësaj pune është që asnjëra prej tyre nuk ka për të ndodhur”, tha Patozi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat