Përpos kontrollit teknik të mjeteve, tashmë do të skanohet kroskoti dhe kilometrazhi

Shqipëria

Përpos kontrollit teknik të mjeteve, tashmë do të skanohet kroskoti dhe kilometrazhi

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Leximi i odometrit tashmë do të përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore.

Kështu, përveç kontrollit teknik të mjetit, do të bëhet edhe verifikimi dhe skanimi i kroskotit për të nxjerrë të dhënat reale të kilometrazhit.

Një gjë e tillë është bërë me dije nga DPSHTRR ku kilometrazhi i automjeteve në momentin e kolaudimit, verifikimit me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit.

Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara!

“DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ULJE KILOMETRAZHI do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat