Zbulohet arsyeja se Basha shpalli zgjedhjet e Forumit Rinor

Shqipëria

Zbulohet arsyeja se Basha shpalli zgjedhjet e Forumit Rinor

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:16
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpallur riorganizmin e forumit rinor duke hequr kështu kryetarin e FRPD-së, Belind Këlliçi. Burime thanë se arsyeja lidhet me faktin se deputeti i PD-së, Belind Këlliçi do ti bashkohet lëvizjes së Berishës. 

Sipas burimeve, Këlliçi pritet të jetë prezent në foltoren e Berishës në takimin e Tiranës.

Kjo është edhe arsyeja se Basha ndërmori një hap të tillë, duke i paraprirë riogranizimit të FRPD-së, forum i cili ka mbështetur nismën e Berishës.

Zyra e PD-së njofton se: Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019. Por se ky vendim lidhe pikërisht me përplasjet brenda demokratëve, linja pro e kundër Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat