Ademi shprehet e gatshme për të garuar në zgjedhjet e pjesshme

Shqipëria

Ademi shprehet e gatshme për të garuar në zgjedhjet e pjesshme

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 17:49
Voltana Ademi

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër thotë se për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale duhet pritur arsyetimi.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, ajo theksoi se uronte që rrëzimi i kërkesës së Shoqatës së Bashkive për shpallen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit të mos jetë për arsye procedurale.

“Shpreson të ketë qoftë dhe një votë kundër por dhe i arsyetuar për procesin e ashtuquajtur zgjedhor të vitit 2019”, tha Ademi.

Sipas znj. Ademi “arsyetimi i vendimit të pakicës” do të na ndihmonte për të kuptuar vlerësimin e hetimit nga gjykata.

“Mbase mund të ketë interpretime për dekretin, mbase mund të ketë interpretim për regjistrimin në gjykatë të partive politike”, tha ajo.

Në rast se Gjykata Kushtetuese do t’i shpallte të pavlefshme zgjedhjet do të krijonte precedent dhe më pas kjo do të përdorej nga partitë politike në të ardhmen.

Por për znj. Ademi zgjedhjet lokale të 2019 kanë krijuar një precedent dhe janë konsideruar zgjedhje edhe një proces ku pati në shumicën e rasteve vetëm një kandidat.

“Duke legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit lemë të hapur mundësinë që zgjedhjet me një kandidat të ndodhin dhe në të ardhmen pavarësisht se të gjitha partitë mund të hyjnë në zgjedhje”, tha ajo.

Përfaqësuesja e PD pranoi se ka pasur disa pasoja për opozitën dhe duhet të jetë dhe një mësim për politikën bojkoti i zgjedhjeve.

Pyetjes nëse është e gatshme për të hyrë në garë elektorale të pjesshme, ku do të mbahen zgjedhje në 6 bashki, ajo iu përgjigj pozitivisht duke thënë se ka mbështetje nga qytetarët.

“Në momentin që flasim unë vazhdoj të jem kryetare e Bashkisë Shkodër dhe e bëj këtë me vullnet pozitiv por dhe me mbështetje popullore. Do ta bëj këtë dhe do të angazhohem për sa kohë këto dy faktorë janë”, u shpreh znj. Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat