PD hap garën për riorganizimin e FRPD-së, Këlliçi me mandat të përfunduar prej 2019

Shqipëria

PD hap garën për riorganizimin e FRPD-së, Këlliçi me mandat të përfunduar prej 2019

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 18:27
Belind Këlliçi

Partia Demokratike ka nisur procesin për organizimin e zgjedhjeve brenda Forumit Rinor të saj pasi shumicës së drejtuesve të FRPD-së u ka mbaruar mandati dhe disa kanë tejkaluar moshën.

PD ka ngritur një grup të posaçëm pune për zgjedhjet në FRPD përbërë nga Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Ky grup do të mbikëqyrë mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit të anëtarësimeve, rifreskimit të të dhënave dhe zgjedhjeve në të gjitha nivelet dhe strukturat e Forumit Rinor.

Pas përfundimit të procesit të anëtarësimeve dhe riorganizimit, do të vijohet me zgjedhjen me 1 anëtar, 1 votë të kryetarit dhe zgjedhjen e strukturave drejtuese të FRPD-së në nivel qendror dhe lokal.

Kryetari i FRPD-së dhe i forumeve drejtuese kanë mandat 4 vjeçar, ndërsa anëtarët e FRPD-së mund të jenë pjesë e forumit deri në moshën 35 vjeç.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kanë mbaruar në vitin 2019. Aktualisht kryetar i FRPD është Belind Këlliçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat