Harta e gjyqësorit, ngrihen dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe në KLGJ

Shqipëria

Harta e gjyqësorit, ngrihen dy grupe pune në Ministrinë e Drejtësisë dhe në KLGJ

Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Dy grupe pune, një në ministrinë e Drejtësisë dhe një në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, për krijimin e hartës së gjyqësorit.

Ky fakt u bë i ditur gjatë një takimi që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Benjamin Rockwell, të cilët diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.

Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ.

Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat