Shpallja e garës për kryetar të ri të FRPD, Basha takon sot grupin e punës

Shqipëria

Shpallja e garës për kryetar të ri të FRPD, Basha takon sot grupin e punës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 10:36
Lulzim Basha

Sot në orën 11:00 kreu i PD Lulzim Basha do të takojë grupin e punës për procesin në FRPD. Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD përbëhet nga Oriela Nebiaj, Hergert Alimerko, Dario Sejdini, Enkelejda Rica, Juela Hamati dhe Anita Doçi.

Një ditë më parë kryetari i PD, Lulzim Basha, udhëzoi nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të FRPD, por hapja e garës u kundërshtua nga kryetari i forumit rinor Belind Këlliçi dhe sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari.

Sipas Këlliçit, FRPD-ja ka votuar në mënyrë unanime kundër vendimit të marrë nga Basha. Ai shtoi se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë dhe se nuk është momenti për të pasur akoma më shumë përçarje brenda partisë.

“Vendimi i sotëm është i pabazuar qoftë në statutin e PD dhe është përtej kompetencave të kryetarit të PDSH-së, qoftë në statutin e FRPD-së.

Është e vërtetë që mandati im ka skaduar. Por ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në zëvendësimin tonë përmes nje procesi zgjedhor, brenda forumit rinor, të organizuar mbi statutin e forumit rinor dhe deri ne dorëzimin tek trupa e re që do të zgjidhet me një anëtar një votë.

Sot ka patur një vendimmarrje unanime të kryesisë së forumit rinor, 100 % e tyre janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së”, tha Këlliçi një ditë më parë.

Zgjedhjet për kryetar të FRPD-së janë mbajtur për herë të fundit në dhjetor 2015 dhe mandati i kryetarit dhe forumeve drejtuese kishte përfunduar dy vite më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat