“Debil, injorant, kafshë! Polic je ti?” Video kur gazetarja shqiptare gati bie në greminë

Shqipëria

“Debil, injorant, kafshë! Polic je ti?” Video kur gazetarja shqiptare gati bie në greminë

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 21:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur në vendin ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha këtë të shtunë.

Gazetarja Anila Hoxha dhe kameramani që e shoqëronte për pak kanë përfunduar në humnerë, pasi një polic i ka shtyrë të dy për t’i hapur rrugën furgonit të policisë që po kalonte aty pranë.

E tronditur nga ajo që ka ndodhur, gazetarja e ka quajtur policin një “kafshë”, “debil” dhe “injorant”, duke e pyetur vazhdimisht nëse është polic apo jo, e tronditur nga veprimi që ai kishte kryer dhe që fatmirësisht përfundoi pa pasoja të rënda.

Video e publikuar nga Top Channel mund të shihet KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat