Alex Soros në tryezën e ‘Open Balkan’, Edi Rama zbulon arsyen

Shqipëria

Alex Soros në tryezën e ‘Open Balkan’, Edi Rama zbulon arsyen

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 07:41
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ndërsa ka folur për takimin e fundit të “Open Balkan” ka sqaruar edhe praninë e Alex Soros në këtë takim.

Gjatë intervistës në News 24, Rama vlerësoi veprimtarinë dhe kontributin e fondacionit “Shqipëria e hapur” në Shqipëri.

“Të gjitha shpifjet në adresë të Sorosit vijnë nga mendje që kanë problem me të vërtetën, me historinë dhe me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është që në tryezë nuk ka qenë Alex Soros me ndihmësit e tij, por ka qenë Këshilli i Atlantikut, që është një tjetër forcë që e mbështet Ballkanin e Hapur pa rezervë.

Pjesë e Këshillit të Atlantikut ka qenë edhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat