Shtyu drejt greminës gazetaren/ Reagon ministri: Efektivi do ndiqet penalisht, zero tolerancë

Shqipëria

Shtyu drejt greminës gazetaren/ Reagon ministri: Efektivi do ndiqet penalisht, zero tolerancë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:31
Momenti kur polici shtyn drejt humnerës gazetaren dhe operatorin

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku një efektiv policie shtyu drejt humnerës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin, ndërsa ata ishin në vendngjarje për të marrë detaje në Qafë Mollë për rastin e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Sipas ministrit, efektivi i policisë i identifikuar si Sh.T. është larguar nga detyra dhe kanë nisur hetimet për të.

Ai i ka kërkuar ndjesë Hoxhës, si dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë.

çuçi thekson se toleranca për këto raste do të jetë zero, ndërsa u bën thirrje thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, pasi përjashtohen automatikisht nga radhët e uniformave blu.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, urdhëroi një ditë më parë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ për të sqaruar rastin.

Gazetarja po raportonte detajet e ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha që ishte zhdukur prej disa ditësh, ndërsa në një moment, u shty nga punonjësi i policisë.

Efektivi ishte i nevrikosur nga fakti që mediat kishin kaluar shiritin e policisë dhe reagoi me tone të ashpra duke shtyrë gazetaren dhe operatorin. Ata u rrëzuan në tokë, në anë të një gremine. Gazetarja Anila Hoxha pësoi lëndime dhe gërvishtje nga sjellja brutale e policisë.

“Polic je ti ore. Çfarë je ti? Debil”, i thotë në një gazetarja Anila Hoxha  efektivit pasi rrëzohet në tokë.

Pavarësisht se i rrëzoi, polici nuk ofroi në asnjë moment ndihmën e tij për të ngritur gazetaren dhe operatorin që u lënduan nga sjellja e tij.

Kujtojmë se gazetarja Anila Hoxha ka siguruar detaje ekskluzive rreth ekzekutimit të biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat