Zbardhen detaje për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës/ Këto janë faktet që tradhtuan mikun e viktimës

Shqipëria

Zbardhen detaje për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës/ Këto janë faktet që tradhtuan mikun e viktimës

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 09:35
Vendi ku u gjet trupi i viktimes

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet dje në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit.

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë detaje dhe fakte që sipas grupit hetimor ‘tradhtuan’ Ferdinand Rrushin, një prej personave që dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje, mik i viktimës.

Sipas Lalës, Rrushi telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë pasditen e 20 tetorit, por ky i fundit nuk i ishte përgjigjur.

Po ashtu mësohet se më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të. Po ashtu Lala bën me dije se në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë. Por pas 15 minutash, këta dy persona kanë zbritur nga mjeti. Burime nga grupi hetimor i thanë gazetares se pas këtij momenti, Rrushi ka udhëtuar drejt Dajtit, dhe pasi e ka vrarë mikun e tij e ka hedhur në greminë.

Në xhupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës dhe të plumbit. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.

Kujtojmë se denoncimi për zhdukjen e biznesmenit ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat