Sekretari Përgjithshëm i FRPD thirrje Bashës: Jepi fund marrëzisë

Shqipëria

Sekretari Përgjithshëm i FRPD thirrje Bashës: Jepi fund marrëzisë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 12:54
Grigels Muçollari

Sekretar i Përgjithshmë i FRPD, Grigels Muçollari nga Foltorja e Berishës i ka bërë thirrje kryetari Lulzim Basha të japë dorëheqjen. Muçollari e konsideron vendimin e Bashës për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD, si të pabazuar në statut.

Sekretari Përgjithshëm i FRPD, është shprehur se Basha po tenton të uzurpojë institucoinet e partisë si dhe kërkon të intimidojë njerëzit të mos jenë pjesë e Foltores së Berishës.

Ai bën thirrje që t’i japë fund marrëzisë një minutë e më pare dhe të japë dorëheqjen.

“Vendimet e tij i konsiderojmë si kundërshtim ndaj statutit dhe vlerave. Një akt lufte ndaj FRPD, ndërkohë që këtë akt duhet ta shapllë ndaj Ramës dhe jo ndaj nesh. Po tenton të uzurpojë institucionet, po intimidon njerëzit të mos jenë pjesë e Berishës.

Jepi fund marrëzisë, jepi fund një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit , dhe Ramës, jep dorëheqjen”, shprehet Grigles Muçollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat