Shtohen të infektuarit, 19 viktima nga COVID për një javë

Shqipëria

Shtohen të infektuarit, 19 viktima nga COVID për një javë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Shtohen rastet e reja  me Covid-19 dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim në spital. Gjashtë ditët e para të  nëntorit të infektuarit aktiv në të gjithë vendin kanë kaluar 7800  persona ku Tirana vijon të jetë Qarku me numrin më të lartë të prekurve.

Më shumë se gjysma e personave me koronavirus aktualisht ndodhen në kryeqytet.  Ndiqet  nga Fieri, Shkodra dhe Durrësi.

Paralelisht me numrin e të prekurve janë shtuar dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor.  Aktualisht në dy spitalet Covid janë të shtruar  175 persona, 9 më shumë se  para një jave,  16 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë gjashtë ditët e fundit  koronavirusi sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka shënuar dhe 19 humbje jete duke e çuar numrin e vdekjeve prej tij që nga fillimi I pandemisë në 2950.

TË INFEKTUAR AKTIV
Tiranë   4140
Fier        807
Shkodër 485
Durrës   453

PACIENTËT NË SPITAL
1 nëntor  166  të infektuar
6 nëntor  175 të infektuar

HUMBJE JETE
1 nëntor   2931
6 nëntor   2950

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat