Pas SHBA-së, Sali Berisha merr një tjetër paralajmërim, demokrati ia thotë troç në mes të të gjithëve

Shqipëria

Pas SHBA-së, Sali Berisha merr një tjetër paralajmërim, demokrati ia thotë troç në mes të të gjithëve

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:06
Sali Berisha

Sekretari i marrëdhënieve me jashtë në FRPD, Besart Xhaferri paralajmëroi sot ish-kryeministrin Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin “non grata”.

Nëse Berisha nuk mban premtime dhe nuk shkarkon Bashën duket se rrezikon të shpallet  ‘non grata’ për herë të dytë, një herë nga SHBA dhe një herë nga të rinjtë e FRDP.

“Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet.

Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat