Erion Braçe reagon për incidentin e gazetares Anila Hoxha

Shqipëria

Erion Braçe reagon për incidentin e gazetares Anila Hoxha

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:38
Anila Hoxha

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, ka reaguar për incidentin e gazetares Anila Hoxha me efektivin e policisë, i cili e shty dhe rrezikoi ta hidhte në greminë gazetaren.

Braçe shkruan se nuk është zgjidhja tek heqja e një polici, por së pari tek mënyra jonë e të menduarit dhe të sjellurit me pushtetin.

Postimi i plotë:

PO NUK ESHTE PROBLEMI

TEK KY POLIC, TEK NJE POLIC!

Problemi eshte ne kulturen tone;

Kur pushtetin e kujtojme fuqi mbi me te dobtin, jo sherbim publik per te;

E shohim nga lart poshte per ta shtypur, jo per ta ndihmuar!

Kur punen e tjetrit nuk e duam, nuk e respektojme, nuk e cmojme, nuk e lehtesojme, nuk e mbrojme, vecanerisht kur tjetri-gazetari posacerisht, eshte aleati qe mbeshtet apo kritiku qe te korrigjon, kurre armiku ne nje beteje per ligjshmeri e drejtesi qe eshte interesi i te gjitheve!

DUHET TE NDRYSHOJME TE MENDUARIT, TE SJELLURIT NE E ME PUSHTETIN, JO THJESHT HIQ E VERE POLICIN!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat