Ndoka: Ju tregoj se kush do i fitonte zgjedhjet lokale nëse do të mbaheshin sot

Shqipëria

Ndoka: Ju tregoj se kush do i fitonte zgjedhjet lokale nëse do të mbaheshin sot

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 15:54
Nard Ndoka

Kreu i partisë Demokristiane, Nard Ndoka mendon se nëse zgjedhjet lokale do të mbaheshin tani, Rama do të fitonte bindshëm.

"Nuk ishte një vendim i thjeshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ishte një vendim i drejtë, sepse zgjedhjet lokale në 2019 ishte moniste, pa garë, ishin kushtet e një grushti shteti. Kësisoj e gjykoj se ishin zgjedhje antikushtetuese.

Kjo ishte edhe një goditje për vetë Bashën, sepse gjithmonë është shprehur se ‘zgjedhjet lokale i bëj kur të dua unë’. Është mirë që të kemi zgjedhjet lokale në kohën e tyre.

Nëse zgjedhjet do të ,mbaheshin tani, Rama do të kishte një fitore spektakolare. Tani nuk kemi më një opozitë të bashkuar, Basha u ka shpallur luftë të gjithëve dhe kjo përkthehet në fitore të Ramës”, tha Ndoka në Dritare TV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat