Rama inspektim në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, do mbillen 1000 pemë

Shqipëria

Rama inspektim në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, do mbillen 1000 pemë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 17:38
Edi Rama

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, në Vlorë, është një kantier i hapur, ku projekti, po jetësohet nga dita në ditë për t’u ofruar qytetarëve vlonjatë një hapësirë moderne urbane.

Në kantier, ishte sot kryeministri Rama, i cili u njoh nga drejtuesit e punimeve me  detaje të projektit, që parashikon ndër të tjera mbjelljen e afro 1000 pemëve të llojeve të ndryshme. “Këtu është bërë sheshi i agrumeve me të paktën 5 lloje agrumesh, ku do të mbillen rreth 120 pemë agrume. Është konturuar shëtitorja që vazhdon nga Lungomare 1 dhe 2, kalon përpara dhe ndalon te galeria. Rrethi i madh i parashikuar këtu është rrethi i ullinjve. Janë rreth 180 rrënjë ullinj mendohet të jenë 7 kultura ullinjsh që do të mbillen. Kurse kjo zonë është gjitha me pisha. “ – shpjegoi drejtuesi i punimeve.

Rama vlerësoi punën e bërë deri tani e që i paraprin një hapësire urbane fantastike.

Ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat