Goxhaj: Qeveria ka në plan të mos lejojë kuvendin e Berishës!

Shqipëria

Goxhaj: Qeveria ka në plan të mos lejojë kuvendin e Berishës!

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:09
Goxhaj: Qeveria ka në plan të mos lejojë kuvendin e Berishës!

Avokati Altin Goxhaj është shprehur se qeveria ka në plan të mos lejojë një kuvendin e PD të thirrur nga Berisha.

‘Jam i bindur se çështja e marrjes së PD nga ana e Berishës nuk ka më asnjë diksutim pasi tashmë është bërë realitet. Por dua të sjell një detaj që nuk është vënë re. Takimi nuk bëhet në sallë por në amfitetatër. Unë kam një pyetje jo vetëm për shqiptarët por edhe për Berishën. Kjo sallë është e hapur, ka një numër të caktuar karrigesh. Për të bërë Kuvendin kombëtar, duhen rreth 5-6 mijë veta. Duhet një sallë më e madhe. Ne kemi sallën më të madhe në Shqipëri, pallatin e Kongrese.

Ndërkohë hyrja në cdo institucion bëhet vetëm me green pass apo jo. Tani nuk e kuptoj dot Berishën si mund të heshtë kundër planit për të anuluar thirrjen e Kuvendit. Qeveria ka një plan për të bërë anulimin e këtij kuvendi.

Në fushën politike, ka një plan që Shqipëria në fund të dhjetorit ta bëjë të pamundur që të mblidhen më shumë se 50 persona në sallë. Si do bëhet takimi me rradhë me nga 5 veta? Berisha e mbush pallatin e Kongreseve, po kur pallati është i mbyllur? Cfarë do bëjë PD? Do shpërthejë derën e sallës, të kalojë nga cështja e përplasjes me Bashën tek cështja e përplasjes me adminsitratën e pallatit të Kongreseve’?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat