“Koha e Berishës ka mbaruar” Spaho: Basha si Ali Komiku, PD-ja e tij për të qeshur dhe qarë

Shqipëria

“Koha e Berishës ka mbaruar” Spaho: Basha si Ali Komiku, PD-ja e tij për të qeshur dhe qarë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 22:50
Basha, Spaho

Ish-nën kryetari i PD-së, Edmond Spaho ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës sot i cili u shpreh se koha e Sali Berishës ka mbaruar.

Spaho në Facebook e karahason Bashën me personazhin Ali Komiku gjatë kohës së Luftës së Gjirit, që shpallte fitoret e paqena të Sadam Husenit.

Ai shton se Partia Demokratike e Bashës tashmë është bërë për të qeshur dhe për të qarë.

Spaho: Hajde mos u gajas! Ne kohen e luftes se dyte te Gjirit, ne Bagdad ishin dy Ali. I pari ishte Ali Kimiku, emrin e kishte marre nga programi i armeve kimike qe drejtonte. I dyti ishte Ali Komiku. Ai ishte zedhenesi i rregjimit te Sadamit. Emrin ja vune gazetaret nderkombetare sepse sa me shume avanconin trupat e koalicionit drejt Bagdadit, aq me shume dilte Aliu i propogandes dhe njoftonte "fitoret" e trupave te Sadamit. PD e Lulit, ne se ka nje te tille, eshte bere per te qeshur e per te qare. Le kur thote qe koha e Berishes ka mbaruar dhe do prese tubin e oksigjenit qe Berisha i jep Rames!!! Ja kalon edhe Ali Komikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat