‘Çmendet’ moti, meteorologia Bani parashikon si do të jetë moti gjatë javës

Shqipëria

‘Çmendet’ moti, meteorologia Bani parashikon si do të jetë moti gjatë javës

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:21
Adiola Bani

Meteorologia Adiola Bani parashikon se kjo javë në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe pa reshje shiu, ndërkohë që temperaturat maksimale nuk do të shkojnë më shumë se 21 gradë celcius.

“Fillim java mbetet me temperatura të larta ku vlerat termike kanë shënuar 7 gradë në zonat malore ndërsa maksimumi gjatë ditës shkon deri në 25 gradë. Nga e mërkura në vijim temperaturat do të zbresin me 3-4 gradë celcius. Ndërsa maksimumi në rang territori parashikohet jo më shumë se 21 gradë celcius.

Fillim java paraqitet e paqëndrueshme pasi kemi rrebeshe të pakta shiu sot në skajin verior ndërsa pjesa tjetër mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Dita e martë do sjellë reshje edhe në zonat qendrore. E mërkura dhe në vijim sjell mot të kthjellët dhe vranësira të lehta pa reshje në të gjithë vendin.

Sot dhe nesër Kosova paraqitet me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje të pakta shiu. Ndërsa e mërkura dhe në vijim sjell mot të kthjellët. Sa i përket motit në Maqedoninë e Veriut do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët gjatë gjithë javës. Pas të mërkurës pritet rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që termometri të zbresë deri në 15 gradë celcius”, u shpreh Bani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat