Buxheti për 2022, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë do i përdorim për vaksinim. Rritja e pagave, e përvitshme për mjekët

Shqipëria

Buxheti për 2022, Manastirliu: 2.7 miliardë lekë do i përdorim për vaksinim. Rritja e pagave, e përvitshme për mjekët

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 10:42
Manastirliu

Komisioni i ekonomisë ka zhvilluar një seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku u shqyrtua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022.

Deputetët e opozitës i kanë drejtuar një sërë pyetjesh ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me buxhetin që është planifikuar për vaksinimin masiv.

Ministrja tha se buxheti për programin e vaksinimit është 2.7 miliardë lekë.

Manastirliu: Do doja të bëja dhe një përmbledhje për fokusin e buxhetit. Programi që i përket shëndetit publik dhe që orienton zbatimin e programit të vaksinimit është në vlerën 2.7 miliardë lekë dhe është zë specifik për vaksinimin e popullatës. Programi i vaksinimit është 2.7 miliardë lekë dhe këto fonde janë në dispozicion vetëm të këtij programi. Buxheti për vaksinimet nuk është pjesë e buxhetit për investimet. Pa përfshirë mbi 2 miliardë lekë fondet e investimeve, rreth 900 milionë lekë për përgjigjen ndaj covid. Dua t’u siguroj se buxheti i vitit 2022 është buxhet që adreson sfidat e pandemisë dhe mësimet e mësuara dhe patjetër që mbështet zbatimin e programeve si përgjigje ndaj covid, sakaq vijon investimet në sektor, në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit për transformimin e sistemit shëndetësor.

Ju siguroj se buxheti për shëndetësinë në 2022 është një buxhet që adreson sfidat dhe investimet në sektor në mënyrë që të shkojmë drejt vizionit të 2030. Vërtet pagat rriten me 6% por kjo nuk është dicka që ndodh pas 8 vitesh, ndodh cdo vit. Mos të harrojmë se në këtë vit aktual kemi patur 40% rritje pagash për mjekët dhe infermierët. Kjo tregon vëmendjen e qeverisë për ta.Për të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në frontin e parë të luftës kundër Covid-19 kanë përfituar bonusin prej 1 mijë eurosh që vazhdon ende sot dhe jepet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat