Ndahen 630 milionë euro për shëndetësinë në buxhetin 2022

Shqipëria

Ndahen 630 milionë euro për shëndetësinë në buxhetin 2022

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 13:13
Ogerta Manastirliu 

Për vitin e ardhshëm, Shëndetësia do të marrë pjesën më të madhe të parave nga buxheti, me gjithsej 77 miliardë lekë ose 630 milionë euro.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se me një pjesë të parave do mbulohet rritja e pagave të stafit mjekësor dhe blerja e vaksinave kundër COVID-19.

Ndërkohë, ministrja tha se do garantohet kontrolli falas i syve për fëmijët 4 deri në 14 vjeç.

“Do të vijojmë me rritjen e pagave për profesionistët e shëndetit, mjekët edhe infermierët, me 6 për qind rritje të pagave. Gjithashtu financojmë për herë të parë paketën e kujdesit të syve për fëmijët 4-14 vjeç si një program kujdesi universal falas për mbi 300 mijë fëmijë”, tha Manastirliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat