Skemat e mashtrimit me call center/ Shqipëria, “oazi” i mashtrimeve që zhvatin individët

Shqipëria

Skemat e mashtrimit me call center/ Shqipëria, “oazi” i mashtrimeve që zhvatin individët

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 15:19
Foto

Shqipëria është kthyer në vendin ideal për të hapur kompani si ajo e “Ujkut të Uoll Stritit”. Skemat e mashtrimit ndryshojnë, por qëllimi mbetet i njëjtë: zhvatja e parave të qytetarëve.

Nëpërmjet platformave të rreme, operatorët apo të ashtuquajturit agjentë financiarë bindin qytetarë të investojnë mijëra euro duke i premtuar fitime marramendëse. Ata prezantohen si këshillues financiarë, të cilët do t’i shumëfishojnë paratë e tyre në bursa dhe një ditë platforma mbyllet dhe zhduket bashkë me paratë.

Renato Muça, kreu i sindikatës së postë-telekomunikacionit, shpjegon se ky aktivitet zhvillohet tërësisht në të zezë dhe policia burim kryesor për t’i ndjekur ka lidhjen e internetit:

“Këto call centera operojnë kryesisht në grupe të vogla dhe janë të vendosura nëpër apartamente, nëpër zyra me adresa fallco që figuron vetëm nëpër letra. Nga aq sa ne dimë policia këto call-centera do t’i zbulojë nga kompanitë që i kanë ofruar shërbimin e internetit. Disa prej punonjësve të këtyre kompanive janë thirrur dhe për të dëshmuar”.

Sipas tij të përfshirë në këtë aktivitet nuk janë vetëm të rinjtë, por dhe njerëz të kualifikuar:

“Nuk merren vetëm njerëzit e rinj me këtë aktivitet, por ne kemi parë edhe njerëz me doktoratura, juristë, të cilët e bëjnë për shkak të përfitimeve të mëdha”.

Pre e mashtrimit të Call Center-ave kanë rënë mbi 1 mijë shtetas të huaj, ku shuma e vjedhur ndaj tyre shkon në miliona euro, pasi vetëm një personi mund t’i jetë vjedhur mbi 500 mijë euro. Kjo ka detyruar Prokurorinë shqiptare të nisë hetimet me kërkesë të Hollandës dhe Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat