Kulluri: PD ka nevojë për garë reale, të shkëputemi nga protagonizmi personal

Shqipëria

Kulluri: PD ka nevojë për garë reale, të shkëputemi nga protagonizmi personal

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:40
Edvin Kulluri

Kandidati për Kryetarin e Partisë Demokratike Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike ka nevojë për një garë të hapur, ndërsa shton se kjo forcë politike duhet të shkëputet nga protagonizmi personal

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Kulluri shprehet se me Kryedemokratin Lulzim Basha ka pasur debate të forta politike, ndërsa shton se qëndrimi i tij ndaj Kryedemokratit u bë shtysë që të kandidojë për kryetar.

Edvin Kulluri: Jemi në një stad tjetër të krizës në PD. Gara nuk ka kuptim nëse nuk përballesh me kundërshtarin dhe nëse nuk je më i mirë se kundërshtari. Unë se shoh këtë garë si një betejë. Me Bashën kemi pasur debat thellësisht politik. Kjo qëndrueshmëri më shtyu të marrë vendimin për të kandiduar. Koha më dha të drejtë. E rëndësishme është që PD të hyjë në gara reale, me një rivalitet  real idesh pikëpamjesh dhe mbi të gjitha vizioni për të ardhmen. Ne duhet të shkëputemi njëherë e mirë nga protagonizmi personal. Një kryetar partie luan rol të madh. Ai që drejton është koka por një trup i kalbur nuk i shërben kujt.

Sipas Kullurit, PD po paguan çmimin për ndryshimet Kushtetuese që bëri në vitin 2008, sakaq thekson se gjatë 8 viteve Basha ka qenë kryetar fuqiplotë i partisë.

Edvin Kulluri: PD ka absolutisht fajet e veta që në ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. PD po paguan çmimin por çmimin më të rëndë e paguajnë shqiptarët. Fakti që Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD tregon se Lulzim Basha ka qenë kryetra fuqiplotë i Partisë. Kjo i rrëzon të gjitha thashethemet se Berisha fshihet pas Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat