I shembin strehën ku shiste prej 22 vitesh, Bashkia e Tiranës favorizon “të mëdhenjtë” e godet “të vegjlit”

Shqipëria

I shembin strehën ku shiste prej 22 vitesh, Bashkia e Tiranës favorizon “të mëdhenjtë” e godet “të vegjlit”

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Banorët e në rrugën “Bardhyl” nuk do të kenë mundësi të blejnë gazeta  nga kjo e martë në kioskën e kuqe aty pranë.Bashkia e Tiranës vendosi ta çmontojë atë prej andej, megjithëse  pronari i saj ka të gjithë dokumentacionin e rregullt për zhvillimin e aktivitetit atje prej 22 vitesh.

Kjo kioskë në rrugën  “Bardhyl” tërhoqi vëmendjen e bashkisë pas 22 vitesh  aktivitet aty.

Pronari thotë se ka çdo dokumentacion të rregullt për të, dhe se ka  paguar çdo taksë ndaj bashkisë dhe  institucioneve të tjera.

"Për bashkinë ne kemi paguar edhe taksë prone, e cila është në dokumentet e bashkisë. Taksat ne i kemi paguar për bashkinë edhe deri në fund të këtij viti," tha pronari.

Gazetat sot i mbetën pa shitur, ndërkohë që punonjësit  e bashkisë  hynë me forcë në kioskë duke ndezur sistemin e alarmit.

Nga bashkia kërkon vetëm zbatimin e ligjit, ndërkohë që vendimi për shembje është në proces gjyqësor.

"Gjykata e ka në proces gjyqësor këtë problem, edhe e ka me sigurim padie. Gjykata mund të ketë vonuar veprimet e veta për t'ia çuar këtyre këtë," tha ai.  

Sipas pronarit, largimi i kioskës prej andej bëhet për të favorizuar pallatet pranë saj..

"Ata vijnë me idenë që këtu është bërë shkelje ligji sepse është bërë një ndërtim pa leje. Ky ndërtim praktikisht nëse e konsiderojmë kështu është bërë para 22 vjetësh sepse ka dokumente bazë që i kemi çuar në bashki dhe figuron me dokumente dhe me vendim Gjykate që në vitin 2000," shtoi pronari.

I pafuqishëm përballe bashkisë,  pronari largohet me shpresën se institucionet e drejtësisë do të  mbrojnë interesat e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat