Lokalet plotë/ Shqiptarët popull dembel apo punëtor? Qytetari: Nuk na e bën më kafen gruaja në shtëpi, moda ka ndryshuar

Shqipëria

Lokalet plotë/ Shqiptarët popull dembel apo punëtor? Qytetari: Nuk na e bën më kafen gruaja në shtëpi, moda ka ndryshuar

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 09:15
Ilustrim

Pse kafenetë tona janë gjithmonë plotë? A janë shqiptarët popull dembel apo punëtor? Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re" në RTV Ora.

Stresi, papunësia por edhe dembelizmi janë arsyet kryesore, që shqiptarët shpenzojnë shumë orë nëpër lokale, sipas përgjigjeve të qytetarëve.

Megjithatë, qytetarët thonë se jo të gjithë qendrojnë me orë të gjata kafeve të Shqipërisë.

Ata thonë se kafja është e nevojshme, për të qenë më produktiv në punë. Ata thonë se shkojnë në lokale, ku kafja nuk është e lirë, për shkak të pamundësisë financiare.

Ndër të tjera një qytetar thotë me shaka: "Moda ka ndryshuar, nuk na e bën më kafen gruaja në shtëpi."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat