U dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ja posti i rëndësishëm që merr në qeveri Ardi Veliu

Shqipëria

U dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ja posti i rëndësishëm që merr në qeveri Ardi Veliu

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Ardi Veliu

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është emëruar në postin e zv. ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ardi Veliu u lirua nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në 5 tetor të këtij viti, 4 vite pas marrjes së detyrës, duke mos e përfunduar mandatin 5-vjeçar në këtë post.

Me anë të një letre që u bë publike nga kryeministri Rama, Veliu tregonte arsyet e largimit, ku kryesorja ishte përkushtimi i familjes.

“Ne këto moment kam vendosur të mos kërkoj një mandat tjetër dhe t’ju ofroj dorëheqjen time për t’u përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve që tani janë ne një moshë delikate e të cilëve ju kam munguar pafund këto katër vite”, argumentoi Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat