Dënimi i ish-kryeprokurorit me 2 vite burg/ Apeli rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, lë në fuqi vendimin

Shqipëria

Dënimi i ish-kryeprokurorit me 2 vite burg/ Apeli rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës, lë në fuqi vendimin

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:53
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Kujtojmë se Llalla kishte kërkuar pezullim të këtij vendimi.

Kërkesa u bë nga ana e avokatit të Llallës, me pretendimin se klienti i tij nuk e përballon dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore, por Apeli nuk e ka marrë parasysh këtë fakt.

Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie dhe emri i tij është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat