Dorëzimi i firmave të anëtarësisë, Strazimiri: Firmat transparente, mund t’i shohë kushdo, verifikimin e bën vetë Kuvendi

Shqipëria

Dorëzimi i firmave të anëtarësisë, Strazimiri: Firmat transparente, mund t’i shohë kushdo, verifikimin e bën vetë Kuvendi

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 14:33
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri

Pas dorëzimit të 4200 firmave të grumbulluara nga ish kreu i PD-së, Sali Berisha, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri në një deklaratë për mediat tha se mandatet për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të verifikohen më datë 11 dhjetor.

Ai thotë se statuti përcakton se në këtë mbledhje, formohet një komision që verifikon mandatet.

Strazimiri: Siç jeni në dijeni shumica absolute e PD kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Kuvendit më 11 dhjetor. Ky është organi më i lartë statutor që drejton PD. Ajo verifikohet sipas një procedure fikse, standarde. Vetë Kuvendi miraton komisionin e verifikimit të mandateve. Edhe nëse nuk vetëmblidhet Kuvendi nuk verifikohet nga askush tjetër, sepse të gjithë janë vartësit e tij. Si i tillë edhe Kuvendit i datës 11 dhjetor do të verifikohet nga komisioni që do të miratohet në sallë.

Sipas Strazimirit, cilido që ka kuriozitet të shohë firmat, mund t’i shohë ato në zyrën e Edi Palokës, i cili është dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, organit të dytë më të lartë në PD.

Strazimiri: Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave që janë mbledhur nga delegatët e PD. A ishte detyrim statutor? Jo. E kemi bërë për transparencë. Kemi paraqitur për transparencë numrin e firmave të mbledhura nga delegatët. I kemi dërguar firmat në këshillin kombëtar të personalizuar në emër të Edi Palokës. Kushdo mund të shkojë t’i shohë firmat te Edi Paloka. Cilido në këtë godinë që ka kuriozitet i ka vetëm 20 hapa larg zyrë e Palokës. Verifikimin e bën vetëm vetë kuvendi.

Çdo interpretim tjetër është vetëm efekt paniku dhe herë-herë shkon në retorika që nuk duhet të ndodhin në PD. Nxit ata që deri më sot i kanë dhënë zë të pavërtetave të marrin guximin dhe të shkojnë të zyrat e Palokës. Atje kanë vullnetin e më shumë se gjysmës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat