A do të shkarkohet Basha me 11 dhjetor? Flet Aldo Bumçi

Shqipëria

A do të shkarkohet Basha me 11 dhjetor? Flet Aldo Bumçi

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 16:40
Aldo Bumçi

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi gjatë një interviste në Zona Zero ka folur për ringjalljen e PD-së.

Sipas tij, Lulzim Basha e ka çuar PD drejt vdekjes, por “Foltorja” do ta ringjallë.

“PD do ringjallet fuqishëm. Ne jemi partia e lirisë. Më vjen keq që po e them, por Lulzim Basha po e çon PD-në drejt vdekjes.

Me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të fillojë edhe ringritja e PD-së”, u shpreh Aldo Bumçi.

Sipas Aldo Bumçit, pavarësisht se kryedemokrati flet për “masakër zgjedhore”, opozita po vepron sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Pse Lulzim Basha flet për masakër zgjedhore dhe nuk bëri asgjë. Ai hyri në normalitet, duke njohur deputetët e zgjedhur dhe parlamentin e ri”, u shpreh ai.

Por a do shkarkohet Lulzim Basha në 11 nëntor?

“Kuvendi do të shprehet për sjelljen e kryetarit të PD. Kuvendi ka autoritetin e plotë. Merr çdo vendim, deri tek shkrirja e partisë, por ne nuk synojmë shkrirjen, por rigjenerimin e partisë”, theksoi Aldo Bumçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat