Nano zbulon lëvizjen e papritur të Berishës: Nuk do ta rrëzojë dot Bashën, por ...

Shqipëria

Nano zbulon lëvizjen e papritur të Berishës: Nuk do ta rrëzojë dot Bashën, por ...

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Analisti Mustafa Nano u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është në një fazë të çoroditur për shkak të situatës në PD dhe kjo sipas tij mund të bëjë që situata t’i dalë jashtë kontrollit. 

Pjesë nga intervista në MCN Tv:

Pse ky hezitim i Sali Berishës për të dorëzuar firmat në strukturat zyrtare të PD-së, në fund të fundit ai betejën thotë se ka me Lulzim Bashën. A duhet ta respektonte Berisha partinë?

Nano: Mendoj që me këtë nismë që ka bërë ka dashur të thotë që jam i rëndësishëm në këtë vend. Ndoshta se ka në plan fare të mbledhë Kuvendin, thjeshtë do të tregojë që po të dua unë e marr PD-në. Ai është në një fazë të çoroditur dhe mund ti ikë situata nga duart. Nëse gjendet njëri me firmë të falsifikuar dhe kompromentohet procesi. Ai ndoshta nxitoi me datën për ta cilësuar si dhjetor të dytë. Berishën në 30 unë nuk është se e kam marrë vesh, por besoj se është në një fazë konfuzioni. Ai e ka ditur para Ramës që nuk udhëtonte në Amerikë dhe që ata e shikonin si dele të zezë. Edhe pse ka degraduar ai mungohet të kapet dhe të sabotojë reforma të caktuara. Ai është armiku kryesor i reformës në drejtësi.

Si e shihni fundin e kësaj përplasjeje?

Nano: Nuk do ta rrëzojë dot Bashën, ai do mbetet njeriu që në terma legalë do të zotërojë PD-në. Berisha mund të krijojë parti të re vetëm se duhet të bindemi nëse e ka në plan një gjë të tillë, por për këtë do të bindemi në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat