Kokalari “zbërthen” vizitën e Grenell në Shqipëri

Shqipëria

Kokalari “zbërthen” vizitën e Grenell në Shqipëri

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:08
Evi Kokalari

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari deklaroi se Grenell erdhi në Shqipëri si person privat i administratës së Trump dhe se për të ishte hera e parë që mbështeste publikisht liderin histrik, Sali Berisha.

Kokalari shtoi se para mbërritjes në Shqipëri ata ishin së bashku në një event me Trump dhe se ardhja e Grenell nuk kishte lidhje me Yuri Kim.

“Yuri Kim e ka koordinuar deklaratën e saj me daljen e Berishës dhe Grenell nuk foli për mediat shqiptare. Ai erdhi në Shqipëri si person privat i administratës së Trump. Para se të arrinte në Shqipëri ishim në një event ku ishte edhe Trump. Në Shqipëri erdhi dhe nuk kishte lidhje me Yuri Kim. Ishte hera e parë që Grenell mbështeti Berishën me emër”, shprehu Kokalari.

Më tej ajo theksoi se deklaratat e ambasadores Yuri Kim, pas ardhjes së Grenell nuk ishin për këtë të fundit, por për Berishën dhe se nëse në pushtet do të ishte Trump, Kim do të kishte një sjellje krejtësisht tjetër.

“Jam e sigurt që Kim nuk e ka bërë për Grenell këtë. Çdo diplomat i zoti përfaqëson Shtëpinë e Bardhë. Nëse do ishte Trump, e bindur që ajo do sillej ndryshe. Problemet e Shqipërisë kanë arritur kohët e fundit në tryezat më të larta”, tha ajo.

Pyetjes së moderatorit nëse Blinken e njeh liderin historik Berishën, Kokalari iu përgjigj me “Po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat