Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, këmbësori i pret rrugën makinës, dy të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, këmbësori i pret rrugën makinës, dy të plagosur

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë, ku si pasojë dy persona  kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije se mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin G. X., është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin  F. K.

Ndërkohë një familjar i njërit prej personave që ishte përfshirë në aksident, ka tentuar të afrohet në vendngjarje dhe është askidentuar nga një tjetër mjet me drejtues shtetasin Gj. U.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar këmbësori shtetasi R. Z., dhe pasagjerja që ndodhej në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat