Paloka i përgjigjet Bashës për firmat: Kush ka dyshime, të vijë në zyrë t’i verifikojë

Shqipëria

Paloka i përgjigjet Bashës për firmat: Kush ka dyshime, të vijë në zyrë t’i verifikojë

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:39
Paloka i përgjigjet Bashës për firmat: Kush ka dyshime, të vijë në zyrë t’i verifikojë

Kryetari i këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka, i është përgjigjur Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit, të cilët pretendojnë se Berisha nuk i ka mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur Kuvendin Kombëtar të partisë.

Në një prononcim për mediat, nga zyra e tij, Paloka rikonfirmoi se janë 4200 formularë të plotësuar nga delegatët.

Ai shtoi më tej se firmëtarët nuk janë thjesht anëtarë të Partisë Demokratike, por delegatë. Ndërkaq, theksoi se të dhënat e tyre nuk mund të publikohen më herët se sa ditën e mbledhjen së Kuvendit, më 11 dhjetor.

Partia Demokratike është në krizë dhe ne duhet ta zgjidhim këtë krizë. Kush ka dyshime për firmat, të vijë në zyrë dhe t’i verifikojë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat