Spaho nxjerr zbuluar Bashën dhe Kryemadhin, tregon prapaskenat për djegien e mandateve

Shqipëria

Spaho nxjerr zbuluar Bashën dhe Kryemadhin, tregon prapaskenat për djegien e mandateve

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Kryemadhi, Basha

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka zbuluar prapaskenat e takimeve në Gjermani afro tre vite më parë, pak kohë para se opozita e bashkuar të vendoste të digjte në bllok mandatet. Ai shkruan se Basha ka garantuar në Bundestag se nuk do t’i digjte mandatet.

“Ajo që unë mund të them me siguri, është që në Maj 2018 kemi vizituar Bundestagun Gjerman dhe zoti Basha pati mundësinë të takojë jo vetëm drejtuesit më të rëndësishëm të CDU/CSU në Bundestag, por edhe njerëz shumë të rëndësishëm të kabinetit të Zonjës Merkel. Të gjithë na kërkuan të mos djegim mandatet dhe Basha i siguroi që nuk do i djegë mandatet”, zbulon ai

Deklarata e demokratit vjen pas përplasjeve dje në mbrëmje mes drejtuesve më të lartë të LSI dhe PD.

“Unë nuk kam qenë dëshmitar në komunikimin e zonjës Kryemadhi me zotin Basha. Këto biseda përgjithësisht janë shumë konfidenciale”, shkruan Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat