Ylli Manjani i jep mesazhin e fortë Lulzim Bashës

Shqipëria

Ylli Manjani i jep mesazhin e fortë Lulzim Bashës

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:27
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Manjani tha se Basha ka ende kohë për të treguar nëse vërtetë e merr përsipër përgjegjësinë që deklaron.

Reagimi:

“Kam përgjegjësi që kam lejuar dualizmin (me Berishën dmth)”- thotë Luli.

E lemë mënjanë vërtetësinë e kësaj deklarate, por nëse vërtetë ndjen përgjegjësi ka një zgjidhje:

Të largohet dhe të hyjë në garë për t’u rizgjedhur si kryetar. Të konkurojë ndershmërisht me idenë, alternativën dhe grupin e tij.

Po fitoi e gëzoftë dhe shpëtpn nga dualizmi.

Në fakt edhe po nuk fitoi prap PD shpëton nga dualizmi.

Vetëm nëse rri aty e bën dërr-dërr kot nuk i shpëton dot as dualizmit e as katastrofës politike dhe elektorale të vetes dhe PD. Për pasojë nuk i shpëton dot as shkarkimit statutor që mund ti bëjë Kuvendi i PD.

Ndaj ka ende kohë për të treguar nëse vërtetë e merr përsipër përgjegjësinë që deklaron. Përndryshe thjesht gënjen si gjithmonë…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat