Hodhi mbetje vajore në detin e Shëngjinit, identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes

Shqipëria

Hodhi mbetje vajore në detin e Shëngjinit, identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 20:48
Foto ilustrim

Identifikohet dhe shpallet në kërkim kapiteni i anijes së një subjekti që dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 15:10, janë njoftuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, se kanë konstatuar ndotje të ujit, në fillimin e shëtitores në bregdetin e Shëngjinit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin, të Komisariatit Lezhë dhe specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Gjatë verifikimeve të kryera dhe pas administrimit të raportit të nisjeve të anijeve në portin e Shëngjin, nga shërbimet e Policisë, ka rezultuar se ka dalë në lundrim anija tregtare me kapiten shtetasin Ermir Kosova, për të cilin u bë shpallja në kërkim, për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës”, pasi dyshohet të ketë hedhur mbetje vajore në detin e Shëngjinit.

Gjithashtu, janë marrë mostra të ndotjes për ekzaminim të mëtejshme, si dhe është administruar praktika e daljes së anijes nga porti. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat