E kapën duke gërmuar me eskavator, flet i vëllai: Po gërmonte tokën e tij

Shqipëria

E kapën duke gërmuar me eskavator, flet i vëllai: Po gërmonte tokën e tij

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Saimir Toska u arrestua të premten në fshatin Zharrëz të Fierit, pasi sipas policisë ai po gërmonte në tokë në mënyrë të kundërligjshme duke konsumuar veprën penale të krimit mjedisot.

39 vjeç, banues në Fier u kap në flagrancë ndërsa mjetet e tij u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Ndaj Saimit Toskës rëndojnë tanimë 3 akuza, "Shpërdorim i tokës", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera".

Por, vëllai i tij, Admir Toska thotë se ajo është toka e tyre dhe se mohon pretendimin e policisë se në atë vend po kryheshin punime për ndërtim.

"Po gërmonte dhe tek tokë e tij. Të tjerët marrin e nuk u thotë gjë njeri" u thotë ai gazetarëve, ndërsa pranon se nuk ka pasur leje shfrytëzimi

"Këtu gërmojnë edhe prapa malit" shton ai.

Në lidhje me ngjarjen policia ka njoftuar të shtunën se ka nisur procedimi penal edhe për 4 zyrtarë në Patos të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Sipas bluve të Fierit, do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë, Amarildo Gushi, 31 vjeç, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xhuljano Collari, 27 vjeç, inspektor pranë inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Patos.

Dashnor Lamcaj , 63 vjeç, me detyrë inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Patos.

Dhe Lindita Peta 58 vjeçe, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Sipas policisë këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit Saimir Toska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat