Pagat e mësuesve, 4300 lekë më shumë/ Rama: Brenda mandatit të tretë pagat do të rriten me 40 për qind

Shqipëria

Pagat e mësuesve, 4300 lekë më shumë/ Rama: Brenda mandatit të tretë pagat do të rriten me 40 për qind

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 15:10
Edi Rama

Arsimtarët  të cilët kanë një pagë mesatare prej 72 mijë lekë aktualisht, vitin e ardhshëm  do të paguhen 76.3 mijë lekë.  

Me  buxhetin e vitit 2022  paga e mësuesve do të rritet me 6 përlind ose thëne ndryshe 4.300 lekë.

Kryeministri parashikon që kjo të mos jetë rritja e vetme gjatë mandatit të tretë.

 “Në projektbuxhetin e vitit 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit dhe projeksioni ynë i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre”, tha Rama.

Në analizën  e Kryeministrit  sistemi i ri i rekrutimit te arsimtareve  i dha fund fenomenin te ryshfetit dhe militantizmit në punësimin e mësuesve, por Edi Rama nuk e fshehu pakënaqësinë për nivelin e drejtuesve të shkollave duke paralajmëruar largim të drejtoreve që nuk e meritojnë vendin e punës.

“Kemi drejtues shkollash që janë “out” . Duhet bërë një skanim i plotë objektiv, i drejtë i të gjitha kapaciteteve drejtuese të shkollave dhe kush e meriton, duhet mbështetur dhe kush nuk e meriton të qëndrojë në drejtimin e shkollave, duhet të hapë krahun për t’ia lënë vendin dikujt tjetër. Nuk ka rëndësi se çfarë bindjesh politik ke, nuk ka rëndësi se nga je, nuk ka rëndësi çfarë statusi financiar ka bashkëshorti apo se çfarë lidhjesh ka familja, rëndësi ka aftësia dhe merita”, tha Rama.

Dixhitalizimi dhe  ndërkombëtarëzimi i Universiteteve listohen si dy nga prioritetet kryesore në buxhetin e ri për Arsimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat