Tekst i njëjtë për gjuhën shqipe, unifikohet për nxënësit e shkollave shqipe në diasporë

Shqipëria

Tekst i njëjtë për gjuhën shqipe, unifikohet për nxënësit e shkollave shqipe në diasporë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Libri i gjuhës shqipe nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë i aksesueshëm edhe online

Nxënësit e diasporës së Shqipërisë dhe Kosovës, nisur nga viti i ardhshëm shkollor do ta mësojnë gjuhën shqipe me një tekst të përbashkët.

“Ky është një hap i rëndësishëm për të kuptuar që dy vendet tona me një gjuhë të përbashkët duhet ta nisim gjithmonë nga gjuha për të unifikuar kurrikulat”, tha Mimoza Hysa, drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën.

Libri “Gjuha Shqipe dhe kultura shqiptare” është ideuar për klasat e para deri në të treta.

“I gjithë qëllimi ynë ka qenë fshirja e kufijve nëpërmjet librit shqip”, tha Rita Petro, autore tekstesh shkollore.

Ministritë e Arsimit të dy vendeve e cilësojnë njësimin e gjuhës për shkollat shqipe në Diasporë si një faktor të rëndësishëm për ruajtjen e identitetit.

Libri i gjuhës shqipe nga janari i vitit të ardhshëm do të jetë i aksesueshëm edhe online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat