Njëri nga viktimat mbahej në përgjim nga Prokuroria, dyshohej se vrau ish-policin

Shqipëria

Njëri nga viktimat mbahej në përgjim nga Prokuroria, dyshohej se vrau ish-policin

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 22:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Erigers Mihaj, 32 vjeç, dyshohet se ka qenë shënjestra e atentatit mbrëmjen e kësaj të shtune në zonën e Astirit. 

Ai u ekzekutua brenda në automjetin 'Audi' bashkë me shokun e tij Armando Dumani 26 vjeç. Dy të rinjtë kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes nga breshëria e plumbave.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se Mihaj mbahej në përgjim nga Prokuroria pasi dyshohej si autor i vrasjes së ish-policit Xhelal Reçi, ngjarje e cila u regjistrua dy javë më parë në Laç. Mihasi po përgjohej nga Prokuroria, por ndaj tij, nuk kishte ende një akuzë zyrtare.

Xhelal Reçi u qëllua për vdekje mëngjesin e 1 nëntorit, pranë biznesit të tij në Laç.

E shkuara e errët e viktimave

Të dy viktimat njiheshin si persona me precedentë të mëparshëm penal. Erigers Mihasi, krahas akuzohej se ka grabitur nën kërcënimin e armës banesën e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, ndërsa po ashtu, dyshohej se ishte bashkëpunëtor në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, në periferi të Tiranës.

Ndërsa Armando Dumani dyshohet se është përfshirë në një grabitje në një bankë të nivelit të dytë. Sa i përket autorëve dhe ngjarjes së sotme, raportohet se ata e kanë ndjekur makinën për një kohë të gjatë dhe për të kryer ekzekutimin kanë pritur momentin ku janë gjendur në një zonë pa prani të kamerave të sigurisë.

Pas vrasjes, ata kanë mundur të depërtojnë mes makinave dhe të largohen. Policia ka gjetur dhe një mjet tip “Toyota” të djegur në zonën e Thumanës, tragat e së cilës rezultonin të vjedhura në Tiranë.

Shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë pikërisht e shkuara e Erigers Mihajt dhe Armando Dumanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat