Furgoni me klandestinë bllokohet pranë një qendre tregtare në Tiranë, 2 në pranga, 1 në kërkim

Shqipëria

Furgoni me klandestinë bllokohet pranë një qendre tregtare në Tiranë, 2 në pranga, 1 në kërkim

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Goditet një rast i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm në kryeqytet. Operacioni policor i koduar "Cooperation" çoi në pranga dy persona ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Ata u  kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, të cilët u proceduan penalisht nga policia.

U arrestuan

-L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe  E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Vrasje mbetur në tentativë", të dy banues në Tiranë.

U  shpall në kërkim

-M. D., 36 vjeç.

"Shtetasit e mësipërm janë kapur nga shërbimet e policisë, në afërsi të një qendre tregtare, duke transportuar me një mjet furgon, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proçeduan penalisht dhe 7 shtetasit e huaj për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit"njoftoi policia.

Nga ana e bluve po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat