Fermerët e Lushjnes dalin në protestë, 6 kërkesat

Shqipëria

Fermerët e Lushjnes dalin në protestë, 6 kërkesat

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 11:43
Protesta

Fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, pasi i kanë dërguar një peticion me gjashtë pika të bëra publike qeverisë shqiptare.

Pas protestës së organizuar në datën 11 në rrethrrotullimin e Plukut, sot janë mbledhur përsëri, por me një tjetër itinerar.

Pasi janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Plasmasit fermerët kanë marshuar në këmbë drejt qendrës së qytetit të Lushnjes për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit.

Kërkesat e fermerëve janë po ato

KËRKESAT:

1 Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

2 Barazim i tvsh ne shitje dhe blerje

3 Pezullim i tvsh për plehrat kimike dhe inpute bujqësore me masën 10%

4 Laboratore analizash për tokat dhe perimet

5 Garanci pagese te faturave te shitjes nga grumbulluesit

6 3 leke për kg t'u jepet eksportuesve ne dogane

E gjithë protesta është mbikëqyrur nga forca të shumta policie të komisariatit Lushnje si dhe forcat shqiponja dhe FNSH të ardhura nga drejtoria e policisë qarkut Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat