Aksident në aksin Kolonjë-Lushnje, humb jetën këmbësori

Shqipëria

Aksident në aksin Kolonjë-Lushnje, humb jetën këmbësori

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë të hënë në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër.

Një 42-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, i identifikuar me inicialet I. B., 84 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i mjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat