Kryesia mbështet vendimin e Bashës, Ristani: Janë njerëz të tradhtarit Basha, bashkëpunëtori i Ramës!

Shqipëria

Kryesia mbështet vendimin e Bashës, Ristani: Janë njerëz të tradhtarit Basha, bashkëpunëtori i Ramës!

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:50
Arben Ristani

Pas votimit, ku shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, fiks një javë nga data që ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, 11 dhjetor, Ish deputeti i PD, Arben Ristani tha në ‘Open’ se të gjithë personat që kanë votuar pro janë ‘të zgjedhurit’ e Bashës.

Ristani tha më tej se roli i Bashës është të përçajë dhe hedhë baltë mbi partinë dhe e cilëson këtë të fundit tradhtarë dhe bashkëpunëtor të Ramës.

Ristani: Kryesia e PD, ata që kanë votuar janë të gjithë të zgjedhurit e Bashës, nuk është asnji nga ata që janë votuar në mënyrë të rregullt siç e kërkon statuti. Pritej ky lloj veprime, pikërisht kundër këtyre lloje veprimeve po mblidhet për të shqyrtuar kuvendi i PD gjendjen në të cilën e ka çuar kryetari tradhtar i saj. Retorika është që firmat po i mbledh Doshi Rakipi në Elbasan, por kush i ka mbledhur firmat në Sarandë, në Vlorë, Gjirokastër, Tiranë e kudo? Është për ta bërë pis PD dhe për ta përçarë. Ai është roli Bashës në bashkëpunim me Ramën që të lërë në opozitë PD. Por kjo punë do zgjidhet sepse demokratët kanë marrë në dorë fatin e tyre dhe do të mblidhen në 11 dhjetor në një Kuvend që do të jetë festë.

Kujtojmë se, propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kundër te anëtareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk morën pjese në votim, 2 mungonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat