“E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”/ Dëshmia e MONSTRËS që rrëmbeu 8 vjeçarin

Shqipëria

“E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”/ Dëshmia e MONSTRËS që rrëmbeu 8 vjeçarin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 20:05
Rrëmbeu dhe groposi fëmijën

Autori Klodian Çalamëni që tani është pas hekurave është komshi me viktimën, fëmijën 8-vjeç që rrëmbeu dhe e mori peng.

Ai e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë, duke e groposur në një cep të oborrit të tij fëmijën. Do bëhet këqyrja e trupit të fëmijës që të zbulohet se nga cfarë ka ardhur vdekja.

Nëna e djalit që ka dhënë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet.

Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit.

Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë. “E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat