Një minutë heshtje për Mateon/ “Organet ligj-zbatuese të veprojnë shpejt ndaj personave që kryejnë krime”

Shqipëria

Një minutë heshtje për Mateon/ “Organet ligj-zbatuese të veprojnë shpejt ndaj personave që kryejnë krime”

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 15:13
Kryebashkiaku Subashi

Në orën 12 në Fier është mbajtur një minutë heshtje në nder të 8 vjeçarit që humbi jetën dje.

Kjo është bërë me kërkesë të kryetarit të bashkisë së Fierit. Ndërsa drejtuesi politik i socialistëve në fier i pranishëm në ceremoninë e varrimit të vogëlushit tha se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë me forcë ndaj personave që kryejnë krime.

Institucionet e Bashkisë Fier me kërkesë të kryebashkiakut Subashi mbajtën një minutë heshtje teksa Mateos në fshatin e lindjes iu dha lamtumira e fundit.

Qirinjte janë ndezur për vogëlushin që humbi jetën. Ndërsa ka pasur edhe reagime nga politika në lidhje me këtë ngjarje. Drejtuesi politik i  PS, në qarkut Fier Taulant Balla i pranishëm në ceremoninë e varrimit e vuri theksin tek bërja drejtësi për Mateon.

Vrasja e të miturit ditën e djeshme në qytetin e Fierit, nga një person me precedentë penalë, thotë presidenti Ilir Meta është thirrje alarmuese për institucionet shtetërore dhe tregues i mosfunksionimit të zinxhirit të sistemit, nga vënia e drejtësisë, deri te ndëshkimi e më pas rehabilitimi.

Ndërsa kreu PD-së, Lulzim Basha pasi thotë se si prind është  thellësisht i tronditur dhe se dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat